Gjykata u ka përcaktuar paraburgim të shtatë të arrestuarve në aksionin e sotëm “Rrufeja”.
Ata dyshohet se kanë ndihmuar grupin e Kumanovës më 9 dhe 10 maj në Lagjen e Trimave, transmeton TetovaSot.
Pesë prej tyre morrën paraburgim prej një muaji, ndërsa dy u lëshuan në arrest shtëpiak.
Gjykata e Shkupit pasi i ka shqyrtuar faktet dhe provat e paraqitura në propozimin e Prokurorisë Publike për krimin e organizuar dhe korrupsionit, si dhe marrjen në pyetje të të burgosurve, ka theksuar se ndaj të pesë personave është përcaktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh dhe ndaj dy të tjerëve nën arrest shtëpiak.
Të arrestuarit janë të moshës 20 deri 74 vjet, nga të cilët tri janë nga Hotla e Kumanovës, dy nga Breza e Shkupit, një nga Haraçina dhe një nga Matejçi.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër