Operacioni policor “Rrufeja” që sot në orët e mëngjesit policia ka zhvilluar aksionin në Shkup dhe Kumanovë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për të cilët pretendohet se kanë qenë logjistikë dhe kanë ndihmuar në sulmin e Lagjes së Trimave në Kumanovë dhe në sulmin ndaj stacionit policor në Goshincë, transmeton TetovaSot.
Sipas policisë, të arrestuarit janë të moshës 20 deri 74 vjet, nga të cilët tri janë nga Hotla e Kumanovës, dy nga Breza e Shkupit, një nga Haraçina dhe një nga Matejçi.
Sipas policisë, personat janë dyshuar për ndihmë të terrorizmit. Ata pretendohen si e kanë ndimhuar grupit të Kumanovës në kryerjen e dy sulmeve si dhe mbulimin e krimeve.
Sipas zëdhënësit të Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, pasi në 9 maj, zgjati aksioni i policisë në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një nga të dyshuarit ishte për të mobilizuar të rinjtë dhe me atë grup për të kryer sulme ndaj ndërtesave në Shkup.
Por Ivo Kotevski nuk ka shpjeguar dhe as ka treguar se cilat objekte në Shkup ishin shënjestër e shtatë të arrestuarve në aksionin “Rufeja”.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër