Ish-kryemnistri i Greqisë Alexis Tsipras, gjatë fjalimit të tij për zgjerimin e BE-së që e mbajti në senatin francez, ka bërë thirrje që të hapet rruga evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
Tsipras tha se nëse humbet dinamika e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, do të jetë tepër e vështirë që të rikthehet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kur u arrit Marrëveshja e Prespës në vitin 2018 për Maqedoninë e Veriut u hap perspektiva për zgjerim, paralelisht i dha impuls edhe perspektivës së Shqipërisë, ndërsa dhe edhe moment të ri në dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit. Nëse sërish e humbim këtë dinamikë, do të jetë shumë e vështirë ta kthejmë”, tha Tsipras në ngjarjen e organizuar në senatin francez.
Ai theksoi se “nëse shpërblehet Maqedonia e Veriut”, do të jetë mesazh edhe për liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor dhe rajonit më të gjerë.
“Nga ana tjetër nëse procesi për zgjerim mbetet i ngrirë, mesazhi do të jetë i qartë: Evropa nuk i shpërblen liderët që janë reformistë dhe arrijnë kompromise”, tha Tsipras.
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mb...
Nga sot hiqet detyrimi i paraqitjes 6-mujore për pensionistë...
Real Madrid me shumë mungesa ndaj Monacos
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes...
Gjukiq: Vuçiq po e përfshin Serbinë në konflikte globale
Spanja shpall tre ditë zie kombëtare pas aksidentit hekurudh...