Besfort Axhanela ka ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”.
Projekti është një faqe interneti që “njekomb.com” dhe ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë. Axhanela ka treguar për Top Channel idenë e tij dhe synimin e projektit.
“Ideja për ta filluar këtë projekt ka ardhur si rezultat i faktit që jam i sigurt se mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: Sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë njëkomb.com është projekt që synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”, tregon ai.
Për pak muaj punë, projekti i Besfort Axhanelës ka identifikuar shqiptarët në shumicën e vendeve të botës.
“Përveç Kosovës dhe Shqipërisë që janë identifikuar, në Turqi ka shumë – rreth 100 mijë shqiptarët e identifikuar. Nuk i di numrat e saktë, por në bazë të disa të dhënave më pas vjen Zvicra, Gjermania, SHBA-të, Italia, Greqia.
“Shteti i vetëm që nuk ka asnjë shqiptar të identifikuar është Mianmari në Azi”, thotë Axhanela.
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...