Deputeti dhe nënkryetar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, në një intervistë për TV24 tha se partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nuk e respekton emrin kushtetues dhe është kundër euro-integrimeve.
Zekiri theksoi se OBRM-PDUKM-ja luan lojë të dyfishtë.
“OBRM-PDUKM-ja e votoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, me çka treguan se nuk ju pengon ajo që Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s. Nga ana tjetër Rashella Mizrahi nuk e respekton Kushtetutën dhe paraqitej me tabelë me emrin e vjetër të shtetit, madje këtë e bëri dy herë duke thënë se nuk do ta ndërrojë tabelën, por do të paguajë gjobë. Me këtë ajo tregoi se nuk do ta respektojë Kushtetutën. Kjo është lojë e dyfishtë e OBRM-PDUKM-së”, tha Zekiri.
Ai shtoi se OBRM-PDUKM-ja vetëm deklarativisht punon për NATO dhe BE, ndërsa sipas tij, në praktikë punon të kundërtën.
Sa i përket fushatës parazgjedhore, ai tha se LSDM-ja do të ketë fushatë pozitive.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...