Këngëtari i njohur, Robert Berisha, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “3 shat”, ku ka rrëfyer shumëçka nga jeta dhe karriera e tij.
Ndër të tjerash, ai nuk hezitoi të flasë edhe për raportet e tij me ish-bashkëshorten, Nora Istrefi, me të cilën u divorcua vitin e kaluar.
“Si puthje edhe pse jemi shokë dhe jemi prindër të Rene, nuk mungojnë, por puthjen e fundit romantike, s’e mbaj mend”, tha Berisha i pyetur nëse mbante mend puthjen e fundit me Norën.

“Unë jam një prej atyre tipave që jap shpesh puthje dhe i kam dhënë shpesh puthje, si fëmijë, jam njeri shumë i dashur”, tregoi ai referuar vajzës së tij të vogël, Reneesë.
Ndërkohë, gazetarja Bora Zemani nuk nguroi ta pyeste edhe nëse ka ndonjë shans rikthimi në të ardhmen me Norën, e që mesa duket nga vet këngëtari nuk përjashtohet si mundësi.
“Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, tha tutje Roberti.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...