Kryekirurgu i qendrës spitalore Wuchang në Wuhan, Liu Zhiming ndërroi jetë ditën e sotme (18 shkurt) si pasojë e koronavirusit.
Liu ishte një ndër neurokirurgët më të mirë dhe më të vjetër në profesion në qytetin e Ëuhan, epiqendra e epidemisë.
Vdekja e tij ka shkaktuar reagime dhe kritika ndaj qeverisë për mungesën kushteve dhe të mbrojtjes së stafeve mjekësore të cilët janë të ekspozuar ndaj virusit.
Shumë prej mjekëve punojnë me orare të zgjatura dhe po bëjnë të pamundurën për të mbajtur nën kontroll situatën.
Mediat shtetërore raportuan këtë të martë se të gjithë mjekët dhe infermierët që po janë në kontakt me virusin dhe që vdesin prej tij, do të quhen martirë.
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 98 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 1873.
Ndërkohë numri i të prekurve në të gjithë botën është 73.325.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...