Apple ka paralajmëruar se nuk do të arrijë objektivat financiare për shkak të impaktit të koronavirusit në prodhim dhe shitje në Kinë.
Tremujori i dytë i firmës së teknologjisë përfundon në 30 Mars dhe priste që të ardhurat për këtë periudhë të ishin midis 63 miliardë dhe 67 miliardë dollarë, transmeton portali arbresh.info.
Por shpërthimi i COVID-19, emri mjekësor për sëmundjen e frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi, ka rezultuar në një ulje të prodhimit të iPhone.

Fabrikat e Apple janë të gjitha jashtë provincës Hubei, qendra e shpërthimit. Ata janë rihapur por prodhimi vetëm ngadalë po kthehet në normalitet.
“Shëndeti dhe mirëqenia e çdo personi që ndihmon në bërjen e mundur të këtyre produkteve është përparësia jonë kryesore, dhe ne po punojmë në konsultim të ngushtë me furnitorët tanë dhe ekspertët e shëndetit publik, pasi ky kërcënim vazhdon”, tha kompania.
Virusi ka prekur gjithashtu shitjet e iPhone në Kinë, që është tregu i tretë më i madh i shitjes me pakicë të Apple pas SHBA dhe Evropë./arbresh.info/
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...