Zhvilloi sot punimet Konferenca ,,FSK dhe partnerët’’, me organizim të Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në të cilën po marrin pjesë atashe ushtarakë të shumë vendeve partnere të akredituar në Kosovë dhe në rajon, njoftoi MFSK.
Në fjalën e hapjes, ministri i Ministrisë për FSK, Haki Demolli tha se çmon lart angazhimin e shteteve partnere në drejtim të rritjes së bashkëpunimit, ofrimit të ndihmës si dhe gatishmërisë për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin ndërmjet vendeve partnere me Ministrinë e FSK-së dhe me FSK-në. Ministri Demolli çmoi lart angazhimin e atasheve ushtarak të vendeve mike si dhe atasheve tanë në këto vende për shkallën e bashkëpunimit dhe të koordinimit e në veçanti rolin e dy mekanizmave këshillues të NATO-s për Ministrinë dhe FSK-në, siç janë NAT dhe NLAT. Në fund Ministri Demolli tha se Ministria për FSK-në do të jetë transparente në procesin e transformimit në Forca të Armatosura si për faktorët vendor ashtu edhe për ata ndërkombëtarë.
Edhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënan t Rrahman Rama vlerësoi gatishmërinë e vendeve partnere dhe vendeve pjesëmarrëse në Konferencë, për të qenë afër nesh dhe për të parë sukseset dhe njëkohësisht edhe nevojat tona për të ardhmen. Rama tha se “ne si FSK ju jemi shumë mirënjohës për angazhimin në përkrahje të profesionalizimit dhe gatishmërisë për të identifikuar fusha të reja të bashkëpunimit në përputhje me nevojat tona”.
Drejtori i NLAT-it, gjeneral brigade Stefan Fix tha se ndjehet i lumtur që Ministria dhe FSK-ja kanë partnerë dhe miq serioz si dhe çmoj gjithashtu lart angazhimin e ministrisë dhe FSK-së për t’i ruajtur dhe zgjeruar këto raporte zyrtare edhe me shumë vende tjera.
Në Konferencën e 3-të ,,FSK dhe Partnerët morën pjesë atashetë ushtarak të ShBA-ve, Gjermanisë, Kroacisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Turqisë, dhe nga shumë vende të tjera, si dhe atashetë ushtarakë të Kosovës, në vende të ndryshme, Kolonel Xhavit Sadrijaj n ë Gjermani, nënkolonel Bekim Osmanoi në Turqi, nënkolonel Ahmet Ajeti në Bruksel i akredituar për vendet e Beneluksit, nënkolonel Enver Dugolli në Shqipëri dhe major Sefer Isufi në Suedi.
Të gjithë atashetë ushtarak të vendeve partnere, pjesëmarrës në Konferencë, nesër është paraparë që të përcjellin operacionet përfundimtare të Ushtrimit fushor të FSK-së ,,Shqiponja 4’’, që ka filluar më 11 tetor dhe përfundon nesër.
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...