Prokurorja e Prokurorisë Themelore, Fikrije Krasniqi- Zejnullahu, e cila është duke hetuar rastin e fundit të seancës parlamentare ku u hodhën dy bombola gazi, është motra e Vjollca Krasniqit e cila vjen nga LDK-ja.
Vjollca Krasniqi ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e kaluar (2010- 2014) ndërsa ka qenë kandidate për deputete edhe në zgjedhjet e fundit të 2014.
Vjollca Krasniqi nuk kishte marrë mbështetje të mjaftueshme në elektorat për t’u bërë deputete duke grumbulluar 3212 vota.
Prokurorja Krasniqi- Zejnullahu për KALLXO.com e ka pranuar që është në lidhje familjare me ish deputeten por ka mohuar se një gjë e tillë përbën konflikt interesi.
“Unë jam prokurore e pavarur dhe ku punojnë anëtarët e familjes sime, për mua nuk është relevante. Jo, absolutisht nuk është kurrfarë konflikti”, tha prokurorja Krasniqi- Zejnullahu.
Pas seancës së sotme të Kuvendit ku u hodh sërish gaz lotsjellës nga deputetët e opozitës, prokurorja Krasniqi- Fejzullahu ka dalë në vendin e ngjarjes.
Ajo për KALLXO.com ka konfirmuar se është duke mbledhur prova për rastin e sotme.
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...