Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherit nënkryetar i LDK-së, Agim Veliu me rastin e shënimit të 12 vjetorit të shtetësisë ka thënë se në këtë përvjetor, më shumë se kurrë duhet të dëshmohet vendosmëria në rrugën drejt shtetndërtimit.
“Kosova sot shënon 12 vjetorin e Pavarësisë së saj. Në këtë datë historike, kujtojmë arkitektin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë ata që sakrifikuan, u flijuan dhe kontribuuan në lindjen e shtetit tonë”.
“Në këtë përvjetor, më shumë se kurrë duhet të dëshmojmë vendosmërinë tonë në rrugën drejt shtetndërtimit, zhvillimit ekonomik dhe realizimit të synimeve tona për integrim në familjen e madhe evropiane.
Në partneritet të ngushtë me aleatët e saj, SHBA-në, NATO-n dhe BE-në, Kosova po ndërton dhe po konsolidon institucionet demokratike të shtetit ligjor dhe po bëhet faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabiliteti në rajon”.
“Urime 12 vjetori i Pavarësisë. Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!”, ka shkruar ai në Facebook.
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini
Juventusi i ofron Zhegrovën Evertonit për sulmuesin e tyre, ...