Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar të gjithë qytetarët për festën e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në facebook, Pacolli ka shkruar se Në një ditë si kjo, nuk duhet të harrojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që kemi sot.
Postimi i plotë:
Unë dëshiroj t’ju uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarët kudo që janë, 12 vjetorin e pavarësisë.
Ne jemi një shtet i ri dhe i vogël, por me krenari dhe histori të madhe.
Në një ditë si kjo, nuk duhet të harrojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që kemi sot. Nuk i harrojmë po ashtu aleatët tonë të cilët nuk munguan asnjëherë ti dalin krah Kosovës. Jemi shumë mirënjohës miqëve tonë të sinqerte.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin tonë.
Na priftë gjithmonë e mbara!/arbresh.info/

Vuçiq takohet me Sorensenin, flasin për dialogun Kosovë-Serb...
Zbulohet e vërteta e mungesës së Fabian Ruiz, nuk lidhet me ...
Prishtinës i largohet lojtari kryesor në prag të play-offit,...
Arrestohet një person në Prizren i dyshuar për disa raste të...
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit