Thaçi sonte ishte i pranishëm në takimin e udhëheqësve të ri të Bashkimit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Pas këtij takimi, në një intervistë për Indeksonline, presidenti Thaçi deklaroi se takimi ishte diçka e re sepse në të kaluarën nuk kanë ndodhur gjëra të tilla që të gjithë liderët e BE-së t’i ftojnë liderët e Ballkanit Perëndimor në një takim të tillë që në fillim të mandatit të tyre.
“Ishte një atmosferë e mirë korrekte, konstruktive, më tepër ishte që të dëgjojnë opinionet tona për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se ishe e rëndësishme që u theksua qartë se nuk mjafton vetëm të takohemi e të bisedojmë, por që nga Beja të merren vendime e masa konkrete për qytetarët e Ballkanit Perëndimor .Para se gjithash për domosdoshmërinë që Kosovës t’i ndodhë liberalizmi i vizave”, tha Thaçi./indeksonline/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...