Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka thënë se dhuna e shfaqur në Kuvendin e Kosovës është e papranueshme dhe po e lëndon vendin dhe popullin e saj.
Sipas ambasadorit amerikan, politikanët kosovarë duhet të mendojnë më gjerësisht pasi që veprimet e tyre do të bëjnë që Kosova të jetë më e integruar apo më e izoluar.
“Dhuna në Kuvend po e lëndon Kosovën dhe popullin e saj. I inkurajoj partitë politike që ta mendojnë se a e dëshirojnë një Kosovë të integruar apo të izoluar”, ka thënë Delawie. /Zeri/
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...