Barcelona mund ta humbasë yllin e skuadrës, Antoine Griezmann nëse dëshirojnë me patjetër të transferojnë sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Argjentinasi është objektivi kryesor i klubit katalunas pasi shihet si pasuesi i duhur që mund të vazhdojë hapat e Luis Suarez, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Mail, Barcelona është duke përgatitur paratë duke shitur Carles Alena, Philippe Coutinho dhe Jean-Clair Todibo të cilët janë huazim në skuadra të ndryshme.

Mirëpo, “Neurazurët” do të pranojnë të shesin Martinez vetëm nëse Griezmann është i përfshirë në marrëveshje.
28-vjeçari këtë sezon u transferua në “Camp Nou” për 120 milionë euro nga Atletico duke shënuar 13 gola./arbresh.info.
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot