Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër. Ajo ishte 40 vjeçare. Lajmi vjen pas problemeve që kishte pasur me të dashurin e saj, i cili e ka akuzuar për sulm fizik.
Prezantueses i ishte ndaluar kontakti me të dashurin Lewis Burton, pasi në muajin dhjetor ishte ngritur padi se e ka sulmuar.
Ajo duhej të paraqitej në gjykatë më 4 mars për t’u përballur me këto akuza, transmeton Daily Mail.

Të enjten, Caroline kishte thënë se do ta thyente heshtjen dhe do të fliste lidhur me problemet në jetën e saj private, ndërkohë që ishte në pritje të gjykimit.
“Do të flas sot… jeta ime dhe e familjes time nuk është më për argëtim apo thashetheme”, kishte shkruar në InstaStory, por më pas e ka ndërruar mendjen dhe ka vazhduar të mos flasë.
Ylli televiziv ishte tërhequr nga pozita e prezantueses në serialin real të ITV, “Love Island”, pas padisë për ushtrim dhune, ndërsa ishte raportuar se ka shkruar një libër për të ndihmuar veten.

Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...
Man City e shfrytëzon gabimin e Arsenalit, fiton bindshëm nd...
Ish-zyrtari i lartë i DEA-s akuzohet për bashkëpunim me kart...