Koronavirusi vazhdon të mbetet një shqetësim i madh për gjithë botën, pasi numri i viktimave është përditë në rritje. Ndërkohë që në Kinë numri i viktimave ka arritur edhe 100 në ditë, në Europë është shënuar viktima e parë. BBC ka bërë të ditur se se një turist kinez ka ndërruar jetë në Francë, pasi ishte infektuar me koronavirus, i cili tani njihet me emrin zyrtar Covid-19.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Francës, viktima është një 80-vjeçar me origjinë nga provinca Hubei e Kinës, ku shpërtheu fillimisht virusi. Më 16 janar ai kishte vizituar Francën, ndësa më 25 janar, ai ishte vendosur në karantinë, në një nga spitalet e Parisit, ku ka ndërruar jetë.
Së fundmi janë konfirmuar si të infektuar 2,641 persona duke e çuar numrin e të infektuarve në Kinë në 66,492. Ndërsa jashtë Kinës janë konfirmuar 500 raste në 26 shtete.
Kurti i jep detyrë të re Blerim Sallahut
Opozita serbe në Kosovë me nismë të re bashkëpunimi
Guardiola u jep pushim lojtarëve para ndeshjes me Real Madri...
Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzu...
Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Sllovaki – Kosov...
Ndeshja Poloni – Shqipëri, FSHF njofton se është hapur proce...