Kryeministri Edi Rama e ka nisur me një batutë fjalën e tij në Konferencën e Sigurisë në Muynih të Gjermanisë.
Në prani të presidentit Emmanuel Macron, Rama përmendi incidentin me himnin kombëtar në ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë, Rama tha se francezët iu vunë shqiptarëve himnin e Andoras dhe pasi kuptuan gabimin, i kërkuan falje Armenisë se i kishin vënë himnin e gabuar.
“Faleminderit që nuk bërë të njëjtin gabim që bëre me disa të tjerë. Ndërkohë që po dëgjoja gabimet, që po bëje, po mendoja për ca gabime shumë më të mëdha. Kur Shqipëria luajti në Paris futboll, i vunë himnin e Andorës, të gjithë u çuditëm, dhe pastaj francezët e kuptuan se kishin bërë gabim, dhe pastaj i kërkuan ndihmë Armenisë, se i kishin vënë himnin e gabuar. Kështu që faleminderit, ka edhe më keq”, tha Rama, ndërsa në sallë të pranishmit shpërthyen në të qeshura./abcnews.al
50 aksidente trafiku gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë
Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Toraka...
Pacolli kujton fjalët e gjyshit të tij: Gjithçka në jetë kër...
Policia jep detaje: Si u lirua pengu nga Mitrovica në Vlorë,...
Kosova nis pranimin e migrantëve të deportuar nga ShBA-ja
Kapen dy ushtarë të Ervis Martinajt, operacion i RENEA-s