Edhe 150 dhoma moderne kanë nisur të bëhen gati për studentët e Universitetit të Prishtinës. Kjo, pasi që sot ka nisur të ndërtohet konvikti nr VIII, në qendrën e studentëve.
Gurthemeli i këtij objekti banimi për studentët është vënë sot nga ministri i Arsimit Arsim Bajrami, drejtori i konvikteve, Fatmir Sfishta dhe kryetari i Parlamentit të Studentëve, Egzon Daku.
U tha se projekti i këtij konvikti është projektuar me standarde evropiane, ndërsa ministri Arsim Bajrami bëri thirrje që studentëve t’u ofrohen kushte të mira.
Bajrami duke aluduar në zhvillimet e fundit në Universitetin e Prishtinës, bëri thirrje po ashtu që të lihen anash inatet e të vazhdohet me punë.
“Duhet t’i lëmë anash pak inatet personale dhe të gjithë të fokusohemi që Universitetit të Prishtinës, i cili tani është më i madhi në rajon, t’i ofrojmë një stabilitet, qetësi, një rend akademik dhe një përkushtim primar tek puna me studentët, te mësimi cilësorë, te kushtet cilësorë të banimit, të krijimit të kushteve të mira jo vetëm për studime, por edhe një jetë argëtuese çfarë e ofron Qendra e Studentëve. Unë e përgëzoj drejtorinë që po bënë gjithçka që ne të krijojmë ambiente të mira, përgëzoj edhe kryetarin e parlamentit studentorë, ky është një objekt i juaj , pronarët e këtij objekti do të jenë studentët dhe ne urojmë që në një afat sa më të shpejt të vijmë edhe në inaugurimin e objektit në mënyrë që ky objekt të ofrojë një akomodim te qetë të studentëve tanë”, tha Bajrami.
Fundin e këtij projekti po e shohin tek në vitin 2017. Këtë e tha Drejtori i konvikteve Fatmir Sfishta, i cili pret akomodimin e studentëve në standarde edhe më të mira.
“Ky konvikt do të ketë hapësira përcjellëse dhe ës htë i ndërtuar dhe projektuar me standarde Evropiane kështu që i mirëpres studentët që do të akomodohen, shpresoj që në vitin 2017 do të akomodohen studentët në këtë hapësirë që po e inaugurojmë sot”, tha Sfishta.
E udhëheqësi i studentëve, ai që drejton Parlamentin Studentor Egzon Daku, tha se me këtë objekt do të lehtësohen sado pak kërkesat e mëdha të studentëve.
“Sot është një ditë e veçantë për studentët e Universitetit të Prishtinës dhe është një hap i rëndësishëm për gjithë Universitetin sepse po lehtësohet sado pak kërkesat e mëdha të studentëve në raport me Qendrën e Studentëve dhe kushtet që i ofron ajo për të gjithë studentët e Universitetit të Prishtinës. Falënderojmë Ministrinë e Arsimit për sponzorimin dhe Qendrën e studentëve për angazhimin në këtë drejtim dhe besoj që do të punojmë në këtë drejtim që të rriten kapacitetet sa më shumë, që t’u ofrohet të gjithë studentëve një jetë më e mirë, duke e parë edhe një gjendje të vështirë ekonomike në shtetin tonë”, tha Daku.
Pas vënies së gurthemelit të këtij objekti, pati edhe një koktej rasti të organizuar nga ministri Bajrami.
Për momentin në të gjitha konviktet ka vende për 3600 studentë.
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...