Publicisti Kim Mehmeti, gazë lotsjellësin e sotëm në Kuvendin e Kosovës e ka komentuar përmes një komenti të tij në Facebook.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Në Kuvendin e Kosovës sërish gazë lotsjellës, dhe tym! E përtej perdes prej tymi, fshihet e vërteta se edhe pas kaq viteve, Kosova nuk u bë shtet funksional, edhe atë kryesisht shkaku i ndërhyrjeve destruktive të Serbisë, si dhe shkaku se shumica e burrështetasve të atjeshëm, veprimtarinë politike e kanë kuptuar si bajraktarizëm demokratik – jo me ‘allti’ në bel, por me kollare firmato në qafë – që të mundëson të të takojë edhe lavdia, edhe hajnia! Dhe duke qenë të tillë, ata bënë çmos që të jenë të pëlqyerit e të huajve dhe të Serbisë, por duke mos mbajtur llogari për fatin e popullit që drejtonin! Dhe ja, Kosova e sotme zyrtare, përballet me absurdin që të jetë bashkëpunuese me okupatorin dhe dhunuesin e deridjeshëm të saj, pra me Serbinë që edhe sot bënë çmos që atë ta asgjësojë, por e armiqësuar me gjithë ata që i kundërshtojnë ‘kryebajraktarët’ e vendit!” (Kim Mehmeti)
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...