Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi të rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se zgjedhja duhet që t’ju lihet qytetarëve, në Referendum ose në Zgjedhje të lirë. Përndryshe siç thotë ai me këtë kaos e papërgjegjësi nuk ecet tutje!
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:
Një thënie goxha e njohur, me shumë përmbajtje, e përsëritur dhe e harruar shpesh, “Kush nuk mëson nga historia, ajo i përsëritet”, e ndoshta varianti më i shkurtër i saj është: “Kush nuk mëson pëson”.
Politikanet tanë si duket janë njohës të keq të historisë më të re ose janë harrestarë të mëdhenj, mbase ketë mund ta bëjnë edhe nga lakmia e cila ua ka rrëmbyer kujtesën. Thonë se lakmia të verbon, të verbon dhe nuk të len t’i shohësh gjërat në përmasat e tyre.
Qeveritarët tanë duhet ta dinë se: dhuna, arrestimet, dënimet, madje as vrasjet, nuk i nënshtrojnë ndjenjat e njerëzve për të drejta, liri e demokraci. Po të ishte kështu, Serbia me Millosheviqin do të sundonin në këto troje. Dhe nuk do të kishte as bisedime të Rambujesë, të Vjenës e as të Brukselit, ndonëse këto të fundit ishin krejt të përgatitura. Gjendja e krijuar pas marrëveshjes se 25/26 gushtit po e tregon më se miri.
Qeveritarët duhet ta kuptojnë një herë e mirë, se kemi një problem politik, i cili mund dhe duhet të zgjidhet me bisedime politike konstruktive, pa të cilat nuk ka zgjidhje. Zgjatja e kësaj gjendje, nuk prodhon siguri e stabilitet. Përgjegjësia për të përmbyllur ketë gjendje kaotike, bie mbi koalicionin qeverisës.
Kjo gjendje nuk zgjidhet me polici e arrestime. Zgjidhja është në bisedime dhe vullnet të mirë politik te dyanshëm, e sidomos me vullnetin politik te shumicës!
Zgjedhja duhet që t’ju lihet qytetarëve, në Referendum ose në Zgjedhje të lira! Përndryshe me ketë kaos e papërgjegjësi nuk ecet tutje!
Abdixhiku i kundërpërgjigjet Bajramit: Më shumë se dorëheqje...
IHR: Forcat iraniane të sigurisë vrasin të paktën 3,428 prot...
Inteligjenca artificiale – Strategjitë e ardhshme për luftën...
SHBA-ja pezullon shqyrtimin e vizave të migrimit nga 75 vend...
Banorët e Grenlandës në ankth para samitit SHBA–Danimarkë
SHBA pezullon shqyrtimin e vizave të imigrantëve për 75 vend...