Me ndërmjetësimin e ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell, Kosova dhe Serbia sot janë pajtuar për arritjen marrëveshjes për hekurudhën Prishtinë-Beograd. Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve të sotme në Mynih kanë marrë pjesë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me dy zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic me Marko Gjuriqin.
Për Ambasadën amerikane në Berlin me marrëveshjet e arritura deri tani është duke u bërë një progres historik sa i përket zhvillimit ekonomik.
Përmes një reagimi në twitter thuhet se marrëveshje për linjën ajrore, hekurudhore dhe për autostradën do të lehtësojë lidhjet dhe lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës.
“ Presidenti Vucic dhe presidenti Thaçi iu bashkuan sot ambasadorit Grenell për të bërë progres historik në zhvillimin ekonomik. Marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhore dhe hekurudhore do të lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në reagimin e Ambasadës amerikane në Berlin.
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...
Dyshja e Kosovës në formacionin e sezonit në Zvicër
e-Albania 2.0, Rama tregon platformën: Hap i ri në transform...
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...