Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të vdekjeve të dyshimta në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit.
Policia ka njoftuar për rastin e vdekjes së një mashkulli i cili thuhet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe të panjohura.
“Fshati Bukosh, Suharekë – 13.02.2020-10:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, njofton Policia.
Edhe rasti tjetër ka ndodhur në Spitalin e Prizrenit. “Rruga Pasha-Mamushë, Prizren 13.02.2020-12:15. Është raportuar se viktima femër kosovare, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.
/arbresh.info/
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...