Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për rihapjen e linjës hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu kanë konfirmuar për Klan Kosovën burime të larta zyrtare nga Munihu.
“Nesër në orën 09:30 bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për Transportin Hekurudhor”, ka thënë ky burim i lartë për Klan Kosovën.
Kujtojmë se gjatë muajit janar është arritur një tjetër marrëveshje për rihapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd; ndërsa sot pritet të nënshkruhet edhe për linjën hekurudhore.
Këto marrëveshje vijnë pas angazhimit të drejtpërdrejtë të dërguarit special të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, i cili po ashtu është edhe ambasador i SHBA-ve në Gjermani.
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës
Mbahet akademia “Flaka e Janarit”/ Kurti: Duhet të përkujtoj...