Dy persona janë plagosur në lagjen Kolovicë të Prishtinës, si rezultat i të shtënave me armë zjarri.
Policia ka arrestuar një të dyshuar dhe janë duke punuar në arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 17 :00 kemi marrë informatën se në lagjen Kolovicë në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe personat e lënduar po marrin trajtimin mjekësor. Njësitet policore kane dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Lidhur me ketë rast policia ka arrestuar një person të dyshuar dhe ka konfiskuar armën që dyshohet të jetë përdorur në rast. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rast”, ka thënë Ahmeti.
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
Kurti thotë se bashkëshortja e William Walkerit është shtrir...
Kryeministri i Grenlandës iu bashkohet protestave kundër tar...
Pa ujë të pijshëm tash e 30 orë rreth 700 shtëpi në Podujevë
Protesta në Tiranë përpara kryeministrisë, tensione mes prot...
Reagojnë “Plisat” pas dorëheqjes së Bekë Berishës