Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur sot në takim një delegacion të Bankës Botërore, të kryesuar nga menaxheri i Zyrës së BB-së në Kosovë, Marco Mantovanelli, me të cilët ka biseduar për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në Kosovë, si dhe për format e bashkëpunimit të mëtejmë në këtë sektor.
Ministri Mustafa, e ka njoftuar delegacionin e Bankës Botërore për objektivat dhe prioritetet e ministrisë për këtë vit, të cilat theksoi se kanë për qëllim fuqizimin e mëtejmë të sektorit të bujqësisë në vend, transmeton arbresh.info
Me këtë rast, ministri ka shprehur gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit me BB-në për realizmin e projekteve konkrete në bujqësi dhe njëkohësisht ka falënderuar ata për mbështetjen që kanë dhënë deri më tash në sektorin e bujqësisë
Nga ana tjetër, menaxheri i BB-së, Marco Mantovanelli, vlerësoi zhvillimet e deritashme në avancimin e sektorit të bujqësisë në vend dhe rikonfirmoi gatishmërinë e Bankës Botërore për mbështetjen e mëtejmë të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural në Kosovë./arbresh.info/
Rama: Në sheshin “Xhorxh Bush” ka filluar faza e dytë e puni...
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...