Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Mergim Lushtaku ka reaguar pasi vendosi fotografinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçi mbrapa ulëses së kryetares së kuvendit.
Lushtaku përmes një postimi në facebook ka thënë se me këtë gjest i tregoi kryeparlamentares, Vjosa Osmani se duhet të respektoj Kushtetutën, shkruan arbresh.info.
Ai madje e ka quajtur Osmanin si të re dhe pa përvojë.
“Sot, me anë të një gjesti simbolik, edhe një herë provova t’i tregoj Kryeparlamentares së re dhe të pa përvojë, se ajo duhet ta dëshmojë praktikisht frymën e saj rugoviane – institucionaliste dhe të respektojë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi.
Hashim Thaçi është President aktual i Republikës së Kosovës dhe në bazë të legjislacionit në fuqi, fotoja e tij duhet të vendoset në vendin e caktuar, brenda zyrave të të gjitha institucioneve të vendit”, ka shkruar Lushtaku./arbresh.info/
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë