Zv.kryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, sot do të qëndrojnë për vizitë pune në Republikën e Francës në bisedime për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe metodologjinë e re të zgjerimit të BE-së.
Në kuadër të vizitës, janë paraparë takime me Amelie de Montchalen, sekretar shtetëror në Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme, përgjegjës për Çështje Evropiane, si dhe me Kleman Bon, këshilltar diplomatik për Evropë i presidentit, Emannuel Macron, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Planifikohet që Osmani dhe Dimitrov të realizojnë takime edhe me kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvendin Nacional, Mariel de Sarnez si dhe me sekretarin e përgjithshëm për Çështje Evropiane në Qeverinë e Francës, Sandrin Goden.
Në fokus të bisedimeve do të jenë integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kontekst të publikimit të fundit të dokumentit të Komisionit Evropian për përforcimin e procesit aderues,.
Vizita në Paris e Osmanit dhe Dimitrovit ndodh në një periudhë të intensifikuar të aktivitetit diplomatik dhe shtetëror, lidhur me realizimin e qëllimit strategjik për marrjen e vendimit për fillimin e negociatave aderuese.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit