Neymari mungon në listën e skuadrës së zgjedhur nga trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, për ndeshjen e sotshme kundër Dijonit në Kupën e Francës, pasi që braziliani është duke u rikuperuar nga një lëndim i brinjëve.
Trajneri Thomas Tuchel nuk do ta ketë ndihmën e Neymarit për ndeshjen e Paris Saint-Germainit që zhvillohet sot në orën 18:30 kundër Dijonit, në kuadër të Kupës së Francës, transmeton Gazeta Express.
Ky konfirmim erdhi mëngjesin e ndeshjes çerekfinale, pasi që PSG-ja e konfirmoi atëherë listën e lojtarëve të ftuar. Neymari mbeti në Paris, pasi që trajneri Tuchel nuk dëshiron ta rrezikojë ndonjë lëndim të mëtutjeshëm të tij.
“Neymari është i lënduar, ne duhet të jemi të durueshëm dhe të kujdesshëm me të”, ka thënë Tuchel, në konferencën e fundit për shtyp.
Neymari ka munguar në fitoren me rezultat 2:1 kundër Paris Saint-Germainit dhe në fitoren 4:2 kundër Lyonit, pasi që ai pësoi lëndim në ndeshjen 1 shkurtit kundër Montpellier.
Ai u kthye në stërvitje me skuadrën të premten e kaluar, mirëpo PSG-ja nuk dëshiron ta rrezikojë atë, pasi që duan ta kenë në dispozicion 100 për qind për ndeshjen e mesjavës së ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit.
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!