Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me një ceremoni solemne ndau 50 mirënjohje për profesorët në shënimin e 50 vjetorin e themelimit të tij.
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, tha se Universiteti i Prishtinës e bëri këtë shtet duke i dhënë dritë vendit, shkruan arbresh.info.
Po ashtu ai falënderoi edhe kontributin e shume profesorëve të cilët nuk e ndalën ligjërimin në shtëpi-shkolla.
“Për ta gëzuar këtë ditë dikush vuajti shumë, disa nuk janë me në mesin tonë. Ata dhe ju jeni heronjtë e vendit, dijës, dritës dhe lirisë tonë. UP e bëri këtë shtet, i dha dritë këtij vendi në periudhat më të errëta. Nuk është vetëm tempull i dijes por edhe i paqes dhe pavarësisë. UP nuk do ishte i tillë edhe pa kontributin e personave, pa këmbënguljen e profesorëve që ligjëronin në shtëpi-shkolla”, tha rektorin Demaj.
Në ketë ceremoni u ndanë 50 mirënjohje për profesorë, studentë, për profesor të cilët dhanë kontribut gjatë këtyre viteve.
Disa nga profesorët që u shpërblyen me mirënjohje ishin
Ahmet Geca profesor për udhëheqje te suksesshme të UP-së, Halil Turku, Musli Brahimtari.
Për studentët dëshmorë dhe martirë të Prishtinës, Marjan Dema, Afrim Vokshi, Ali Gashi, Bardhyl Zaimi
Për arritje shkencore, iu nda mirënjohje Drita Statovcit, Bashkim Kabashit dhe Eli Shukriut
Kontribut i veçantë në udhëheqjen e njësisë akademike iu nda mirënjohje Islam Krasniqi
UP në këtë 50 vjetor u ndau mirënjohje edhe shumë profesorëve të tjerë të cilët ishin prezent, po ashtu edhe për ata profesor të cilët nuk jetojnë më./arbresh.info/

Një i mitur nga Lipjani përfundon në QKUK, arrestohen të dy ...
Tragjedia që tronditi Gjakovën: Çfarë dihet për vrasjen dhe ...
Bashkëpunon prej 7 vitesh, Fifi: Nëse Erkand Shabani për dik...
18 vjedhje dhe 54 arrestime brenda një jave në Ferizaj
Sulmet me dronë, mbyllet përkohësisht aeroporti dhe hapësira...
Zelensky viziton sot Mbretërinë e Bashkuar