Nuk ka dyshim se është njëra prej modeleve më të bukura në trojet shqiptare. Fjala është për Adrola Dushin, e cila çdo ditë e më shumë vazhdon të rrëmbejë vëmendjen e fansave me imazhet atraktive që publikon në rrjetet sociale.
E tillë shfaqet edhe në paraqitjen e fundit që e ka bërë para mijëra fansave të saj duke ardhur mjaft tërheqëse me këtë pamje, shkruan portali arbresh.info
Ish-Missi ka punuar me fotografen e njohur, Fjoralba Kryemadhi për të sjellur disa fotografi interesante dhe unike, duke vënë në fokus bukurinë dhe linjat e saj mahnitëse.


Adrola u paraqit në disa foto e veshur në të kuqe, ndërsa në disa të tjera në fokus kishte fytyrën, për dukjen e të cilës u përkujdes grimerja e njohur, Sellma Kasumoviq.
Ndryshe, Adrola është bërë nënë vite më parë e një djali, të cilin e ka pagëzuar me emrin Troi. /arbresh.info/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës