Komuna e Istogut ka njoftuar se era e fuqishme që goditi këtë komunë javën e kaluar ka shkaktuar dëme mbi 1 milion e 500 mijë euro.
Sipas Komunës së Istogut, nga komisionet e krijuara për vlerësimin e dëmeve më së shumti është prekur sektori i bujqësisë.
“Dëmet më të mëdha janë në sektorin e bujqësisë sidomos në sera dhe stalla që kapin vlerën prej 622 mijë euro, dëmet në objektet e arsimi janë 162 mijë euro ku përfshihen shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Istogut. Në ndërtesa publike komunale janë 115,000 euro dëme ,në infrastrukturë rrugore dëmet janë 40,000 euro si në shenja të emërtimit të rrugëve, shenja të komunikacionit, sistemi i kamerave dhe ndriçimit publik. Në objektet shëndetësore dëmet janë 14,000 euro ku përfshihen QKMF-Istog, QMF-Banjë, QMF-Vrellë, AMF-Kaliqan”, thuhet në njoftimin e Komunës së Istogut.
Ndërkaq nga dëmet e shkaktuara në objektve private mbi 800 persona janë prekur nga dëmtimet.
“Ndërsa deri me tani në komunë janë lajmëruar mbi 800 persona për dëme në objekteve private, ku konsiderohen mbi gjysmë milioni euro dëme të shkaktuara”, thuhet në njoftimin e komunës.
Komuna e Istogut pret mbështetjen e qeverisë së Kosovës për kompensimin e dëmeve.
/arbresh.info/
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës në stadium...
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...