“Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për metodologji të re ose të vjetër, hapja e negociatave nuk duhet të ngadalësohet, pasi këtu bëhet fjalë vetëm për vullnet politik”.
Këtë e tha sot shefi i diplomacisë italiane Lugi Di Maio, në konferencën e përbashkët me Nikolla Dimitrovin.
“Ta garantojmë shpejtësinë me të cilën BE-ja do të lëvizë, është punë shumë ambicioze. Ne jemi 27 shtete, të gjitha duhet të vendosin, por angazhimi ynë është në drejtim që kjo të jetë sa më shpejtë. Pa marrë parasysh nëse metodologjia është e re ose e vjetër, pika kyçe është se nuk mund të vonohet hapja e negociatave”, tha Di Maio, duke shtuar se nëse vendet të cilat janë themeluese të BE-së bashkohen dhe janë kompakte, do të thotë se mund të fillojë një kapitull i ri për qytetarët e Maqedonisë së Veriut.
Ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitorv, tha se dëshpërimi nga mospasja e vendimit në tetor, është shndërruar në motiv të ri./Telegrafi/
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...
Shkencëtarët zbulojnë “shqisën e shtatë” te njerëzit
Tre mënyra të lehta për të luftuar lodhjen me ushqim