Raportimet për shmangie tatimi e fitime marramendëse të këngëtarëve kosovarë ka vite që qarkullojnë. Janë publikuar edhe lista se kush është nën hetime e kush jo.
Janë zhvilluar edhe hetime e lidhur marrëveshje të dyshimta pas tyre.
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm për Operacione dhe Tatime në Administratën e Tatimore të Kosovës( ATK), Nijazi Asllani, në një intervistë për InDoks ka folur rreth pagesave të tatimeve nga ana e komunitetit artistik.
Asllani ka treguar se për dallim nga viti 2018, në 2019-të ka pasur rritje të tatimpaguesve.
“ Çështja e këngëtareve është një sektor që në kuadër të deklaruarve faktikisht është një prej sektorëve që i kemi në analizë të riskut, është duke u trajtuar nga numri i përgjithshëm që kemi po jap disa statistika në vitin 2018-2019 është rritur numri i tatim paguesve aktiv, nga këta deklarues janë 721 tatimpagues që përkundrejt vitit 2018 e kemi pas rritje prej 6.5% që kanë qenë 678 tatimpagues, gjatë vitit 2018 pagesa është në vlerë 736,429 mijë euro në vitin 2019 vlera e pagesës për këta tatim pagues është 759,000 euro është një rritje prej 3.1%”, ka thënë ai.
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...