Rreth 180 fluturime u anuluan sot nga aeroporti i Frankfurtit për shkak të stuhisë, e cila është 15 për qind e 1.200 fluturimeve të planifikuara, tha një zëdhënëse e aeroportit.
Sipas saj, 140 fluturime të planifikuara gjithashtu u anuluan për ditën e hënën, raporton Reuters, duke shtuar se linja ajrore gjermane Lufthansa kishte anuluar të gjitha fluturimet në distanca të gjata dhe të shkurtra nga Aeroporti i Munihut deri në orën 13.00.
Lufthansa gjithashtu ka anuluar fluturimet për në aeroportet në Hamburg, Berlin, Hanover, Dortmund, Dyseldorf, Këln dhe Shtutgart.
Për shkak të stuhisë Kiara, e cila në Gjermani quhet Sabina, pati një ndërprerje të trafikut hekurudhor.
Ndërmarrja hekurudhore gjermane Deutsche Ban ka paralajmëruar se do të pezullojë linjat e transportit të gjatë nëpër Gjermani në Evropë nga ora 17.00 e tutje./zyrtare/
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar