Greta Thunberg, 17-vjeçare, ka inkurajuar studentët ta lënë për një moment shkollën, për tu bashkuar me protestat dhe duke kërkuar veprim më të shpejtë mbi ndryshimin e klimës, një lëvizje që është përhapur përtej Suedisë.
Dy ligjvënës në Suedi kanë nominuar aktivisten suedez të klimës, adoleshenten Greta Thunberg për çmimin Nobel për Paqen të vitit 2020.
Jens Holm dhe Hakan Svenneling, të cilët janë të dy anëtarë të Partisë së Majtë të Suedisë, thanë të hënën se Thunberg “ka punuar shumë për t’i bërë politikanët të hapin sytë për krizën e klimës” dhe “veprimi për uljen e emetimeve tona dhe respektimin e Marrëveshjes së Parisit, dhe ky është një akt i bërjes së paqes”.
Marrëveshja e klimës historike e Parisit në 2015 kërkon që vendet e pasura dhe ato të varfra të ndërmarrin veprime për të frenuar rritjen e temperaturave globale që po shkrinë akullnajat, duke ngritur nivelin e detit dhe duke ndryshuar modelet e reshjeve. Po ashtu kërkon nga qeveritë që të paraqesin plane kombëtare për të zvogëluar emetimet për të kufizuar ngritjen e temperaturës globale në shumë më pak se 2 gradë Celsius.
Thunberg, 17 vjeçare, ka inkurajuar studentët që të lënë për një moment shkollën dhe të bashkohen me protestat duke kërkuar veprim më të shpejtë mbi ndryshimin e klimës, një lëvizje që është përhapur përtej Suedisë në kombet e tjera evropiane dhe në mbarë botën. /Telegrafi/
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...