Mediat turke kanë zbuluar se Manchester Unitedi dështoi me një ofertë të janarit për sulmuesin e Fenerbahce, Vedat Muriqi.
Sipas mediumit turk Fotospor, Fenerbahce ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga United për sulmuesin e Përfaqësueses së Kosovës.
Gjigandi turk nuk do të humbas lojtarin para fundit të sezonit dhe duan pesë milionë euro tjera përpara se të përgatiten për të diskutuar largimin e Muriqit.
Agjenti i Muriqit, Haluk Canatar u raportua se kishte kërkuar një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh në kontratën e klientit të tij, por Feneri nuk pranoi, duke premtuar se do të linte lojtarin të largohej nëse vjen një ofertë e përshtatshme.

Qendërsulmuesi prizrenas, i cili ka 23 paraqitje dhe 8 gola për Kosovën, është në formë jetësore në ligën turke me 13 gola dhe pesë asistime në 20 ndeshje këtë sezon.B
ordi i “Kanarinave të Verdha” mendon se forma e Muriqit është e tillë që ata mund të mbledhin deri në 50 milionë euro pas një sezoni të plotë.
Përveç Unitedit, interesim për yllin e Dardanëve kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Bournemouth dhe Burnley.
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren
Kryeziu: Rrezikohet shteti nëse shkohet në zgjedhje, duhet g...
“Më është cenuar privatësia”: Ankohet deputeti që shkruante ...
Haziri akuzon VV-në: Institucionet s’mund të ndërtohen mbi s...
Tragjedi në Indonezi: Dy trena përplasen mes vete, 14 viktim...
UNICEF mbledh mbi 120 të rinj, në fokus efiçienca