Gjashtë persona të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus në një anije japoneze, e cila para disa ditëve u vendos në karantinë, duke e çuar në 70 numrin e udhëtarëve që infektohen me virusin e rrezikshëm.
Rezultatet e testeve ende janë duke u kryer, ndërsa personat që ndodhen në anije janë vendosur në karantinë për 14 ditë.
Autoritetet japoneze më parë i kanë testuar 279 persona që ndodheshin në këtë anije, me ç’rast zbuluan se 64 prej tyre ishin të infektuar.
Përpos rastit të anijes, Express shkruan se në Japoni më herët janë regjistruar edhe 26 raste të tjera të infektimeve.
Anija “Diamond Princess” u vendos në karantinë pasi një udhëtar që shkoi në Hong Kong muajin e kaluar u diagnostikua me koronavirus.
Në anije ndodheshin më shumë se 3700 persona, kur ajo arriti afër brigjeve të Japonisë javën e kaluar, shkruan “France24”.
Nga pasagjerët është kërkuar që të qëndrojnë brenda kabinave të tyre në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejme e virusit mes tyre.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...