Partia Demokratike thotë se tashmë është vërtetuar se zgjedhjet e 30 qershorit ishin votime moniste. Në një dalje për mediat nga selia blu, sekretari Gazment Bardhi tha se kjo është shprehur qartë edhe nga Këshilli i Evropës.
Sipas tij kriza politike mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme dhe të ndershme.
Gazment Bardhi: Janë organizatat ndërkombëtare ato që kanë dalë në të njëjtin përfundim me opozitën se votimet moniste nuk i shërbyen demokracisë në Shqipëri dhe se vetëm zgjedhjet e parakohshme, të lira dhe të ndershme mund të zgjidhin krizën politike. Në emër të Partisë Demokratike, përshëndes qendrimin e Këshillit të Europës në mbrojtje të lirisë së votës, si një nga vlerat themelore demokratike, mbi të cilat funksionojnë shoqëritë europiane./oranews.tv/
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...
Të paktën 30 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Ga...
Të shtëna në Vranjevc, lëndohen tre persona
Kuvendi i LDK-së/ Votëbesimi për Abdixhikun do të bëhet me v...
Të shtëna me armë në Kodrën e Trimave, në Prishtinë