Dyert e Teatrit Kombëtar janë hapur sot, për homazhe për ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën.
Bilbili i muzikës shqiptare vdiq në moshën 86 vjeçare, në mëngjesin e së premtes (7 shkurt).
Homazhet kanë bërë familjarë, miq e qytetar duke nderuar ikonën e muzikës shqiptare Nexhmije Pagarusha si dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Vlora Dumoshi por ajo nuk nënshkroi në librin e kujtimeve, që shumica shkruajnë disa fjalë për të ndjerën.
Gjithashtu homazhe kanë bërë edhe artist të estradës kosovare, ku aty u panë Remzie Osmani, Shkurte Fejza me të bijën Gresa Behlulin, Motrat Mustafa, Ilir Shqiri, Naim Abazi, e disa artisë të tjerë.
Nexhmije Pagarusha la pas një karrierë të pasur artistike.
Që nga ora 8:00 është hapur e pamja në hollin e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, ku qytetarët të shumë po shkojnë për ngushëllime për familjarët e këngëtares.
Homazhet për Nexhmije Pagarushën sot do të vazhdojnë deri në orën 17:00, e ndërsa varrimi i të ndjerës bëhet nesër (9 shkurt) në orën 14:30, në fshatin Pagarushë, Malishevë.
‘Bilbili i Muzikës Shqiptare’ posedon në repertorin e saj mbi 150 këngë, dhe ka lënë gjurmë në shumë vende ballkanike dhe evropiane me koncertet e organizuara, pra vdekja e saj është humbje e madhe edhe për Evropën.
Gjithashtu, me humbjen e saj, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në nderim të jetës dhe veprës së artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka vendosur që ditën e varrimit të saj, 9 shkurt 2020, ta shpall ditë zie shtetërore në tërë territorin e Republikës së Kosovës, e në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...