Një shtetas amerikan ka vdekur në qytetin kinez të Wuhanit, që shënon vdekjen e parë të një amerikani nga shpërthimi i koronavirusit, sipas New York Times.
“Ne i ofrojmë familjes ngushëllime të sinqerta për humbjen e tyre,” tha zëdhënësi i ambasadës. “Duke mos respektuar privatësinë e familjes, ne nuk kemi asnjë koment tjetër”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas raportimeve, amerikani ishte rreth 60 vjeç, ai vdiq të enjten.
Lloji i ri i koronavirusit – 2019-nCoV – u zbulua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan, i vendosur në provincën e Hubei, në dhjetor dhe që nga ajo kohë është përhapur në më shumë se 25 vende.
Në Kinën kontinentale, virusi ka lënë të vdekur 722 njerëz dhe mbi 34,000 të infektuar. Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një emergjencë globale shëndetësore në dritën e shpërthimit.
Javën e kaluar, Organizata Botërore e Shëndetit shpalli një emergjencë globale shëndetësore në dritën e shpërthimit./arbresh.info/
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...