Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar për rolin e grave në politikë dhe shoqëri.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila thotë se është shumë pozitive zgjedhja e Vjosa Osmanit në krye të Kuvendit pasi Kuvendi shikohet deri në 80% e familjeve në Kosovë.
“Çfarë efekti do të kishte te vajzat dhe grat që e shikojnë një grua në krye të Kuvendit. Ato vajza e shohin se edhe në institucionin më të lartë mund të ulët një grua dhe nuk mund të kufizohet nga dikush tjetër”.
Kusari-Lila thotë se është pozitive gjithashtu se gratë pas çdo mandati po fitojnë vet mandatin pa pasur nevojë për kuotë gjinore.
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila thotë se gratë duhet vetë të fillojnë presionin qysh në familje për t’u përfaqësuar politikisht.
Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes thotë se në disa zona të thella të Kosovës vajzat dhe gratë e konsiderojnë se politika nuk është punë që ato duhet të kenë mendim.
“Po të kishin ato interesim nuk është se dikush do të mund t’ua ndalonte të kyçeshin në politikë”, deklaroi më tej Mimoza Kusari-Lila.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...