Barcelona është sulmues nga ish-lojtari i tyre, Christophe Dugarry, i cili i ka cilësuar ata si një klub palaçosh.
Konflikti verbal mes Lionel Messi dhe drejtorit sportiv, Eric Abidal, ka bërë bujë të madhe në media, ndërsa ka ndikuar edhe me eliminim nga Kupa e Mbretit.
Shumë ish-lojtarë e kanë kritikuar Barçën kur janë larguar, por asnjë nuk ka qenë më brutal sa Dugarry, i cili ka luajtur në Camp Nou gjatë sezonit 1997-98.
“Është një klub palaçosh”.
“Ata bëjnë gjithçka për tu kthyer prapa. Kam përshtypjen se nuk kanë një projekt. Barcelona ka shumë probleme dhe më e keqja është se imazhi është i keq”, ka thënë ai për RMC.
Shumë e kanë lidhur këtë deklaratë dhe të kaluarat me dështimin e tij te Barca gjatë viteve 90.
Sulmuesi francez bëri vetëm 13 paraqitje pasi mbërriti nga AC Milan në vitin 1997 dhe nuk arriti të shënojë asnjë gol të vetëm para se të bashkohej me Marseillen 12 muaj më vonë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...