Beogradi nuk i kursen as zyrtarët e Listës Serbe

18:54 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Duket se Beogradi nuk po kursen as zyrtarët e Listës Serbe.

Sekretari  në pjesën serbe të Trepçës, njëherësh zyrtari i Listës Serbe, Ljubomir Mariq është dënuar nga policia e trafikut në Beograd.

Kjo sipas Mariq u bë për shkak të targave të automjetit që ishin KM )Kosovska Mitrovica), raporton portali arbresh.info.

Ai në një shkrim thotë se askush përreth tij që ishte parkuar nuk mori gjobë, përveç tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale