Ikja nga kjo botë e Këngëtares së Shekullit Nexhmije Pagarusha, padyshim se lë boshllëk në artin muzikor dhe shumëdimensional të kombit shqiptar.
Nexhmije Pagarusha, në moshën 86 vjeçare, mëngjesit e sotëm humbi betejën me vdekjen, natyrshëm dhe qetë nga shqetësimet e pleqërisë, shkruan portali arbresh.info
Telegrame ngushëllimi kanë shkruar shumë prej fytyrave publike, disa prej tyre kujtojnë takimet që kishin me ikonën shqiptare.
Tenori i famshëm Ramë Lahaj, ka përmbledhur disa fotografi që kishte bashkë me Nexhmijen, ndërsa i kërkon falje të ndjerës që si shtet nuk bëmë sa duhet për të.
“Zemër plas!
Më këpute shpirtin Nanush!
Ajo që dhembë tmerrësisht shumë është që s’do të kem me mundësi të vij e të të përqafoj fizikisht por ne shpirt e mendje do të ruaj përherë kujtimin e veprën e madhe që na le sepse gjenerata të tëra, nder breza jem rritur me zërin tënd hyjnor.
Të na falësh që si shtet, nuk bëmë aq sa duhet për ty, por nuk bëmë kurrë për askënd që e ngriti lart ne piedestal artin dhe figurën e shqiptarit. Por kështu jemi ne. Luftë hijenash bëjmë vetëm për karrige.
Lamtumirë nanush!
Ta dish që sa të kem frymë e kudo në botë do mburrem me ty dhe artin tënd hyjnor.
U prehsh në paqe zëri i Kosovës, Nexhmije Pagarusha”.
Për vdekjen e Pagarushës kanë shprehur ngushëllime liderë e artistë nga Kosova dhe Shqipëria. /arbresh.info/
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...