Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim shefin e Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, Pavel Bilek, me të cilin diskutuan për tema të ndryshme me interes dhe synim për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Ministri i Jashtëm falënderoi shefin e Misionit diplomatik çek për mbështetjen e deritashme të shtetit të tij, duke theksuar se çmon lartë angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë për Kosovën në kuadër të Grupit të Vishegradit.
“Ne përkrahim çdo proces që është në interes të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, prandaj kërkojmë mbështetje nga Forumi i Vishegradit për Fondin e Ballkanit Përendimor, si i vetmi mekanizëm që përfshinë drejtpërdrejtë gjashtë vendet e rajonit, me të cilin aktualisht udhëheq Republika e Kosovës”, tha Konjufca.
Në takim u bisedua edhe për marrëveshjet e ekonomike midis dy vendeve, për Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik të nënshkruara nga ministritë përkatëse dhe që pritet të funkszionalizohet me takimin e planifikuar të Komisionit të përbashkët ekonomik.
Në këtë kuadër u bisedua edhe për Marrëveshjen për shmangien e taksave të dyfishta, e cila është ratifikuar nga pala kosovare, mirëpo akoma qendron e bllokuar në parlamentin çek.
Konjufca dhe diplomati Bilek vlerësuan marrëdhëniet midis Kosovës dhe Çekisë dhe u dakorduan që vizita e shefit të dioplomacisë çeke e shtyrë për shkak të zgjedhjeve të realizohet në afatin më optimal.
/arbresh.info/
Hiqen tabelat e ekspozitës për masakrat, Rama: Kërkojmë përg...
Hysen Durmishi: Është e papranueshme që ekspozita dhe vepra ...
Kosova dhe Kolumbia nënshkruajnë tri marrëveshje, hiqen viza...
Shqipëria kryeson në rajon për transformimin politik dhe qev...
Sulmohet baza ajrore në Arabinë Saudite, 10 ushtarë amerikan...
Dogana lufton kontrabandën, sekuestron 1000 litra etanol në ...