Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.
Veseli shprehet nga Facebook-u, se vdekja e Nexhmije Pagarushës ka lënë boshllëk të madh në themelet e botës sonë të artit.
”Kombi shqiptar humbi sot një nga figurat më tē ndritura të muzikës që rrallë herë lindin por që kujtohen përjetë. Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës ka lënë një boshllëk të madh mu në themelet e botës sonë të artit. Ajo ishte shumë e lidhur me skenën dhe me publikun dhe dinte të linte gjurmë të pashlyeshme për këdo që e dëgjonte. Me talentin e saj magjik ajo ka frymëzuar breza të tërë me krenari kombëtare për folklorin tonë. Lamtumirë Nexhmije, e faleminderit për veprën që le pas!”.
/arbresh.info/
E kryer, Jose Mourinho rikthehet në Madrid
Shpërthimi i Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos: OBS...
Studentët nga Shqipëria bllokohen në kufi, nuk u lejohet të ...
Hetimi për Epsteinin merr kthesë të re, dhjetë viktima të re...
Njoftimi i fundit nga kufiri: Policia e RMV lëshon qarkullim...
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qar...