Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se me Ligjin e ri për borxhet, 10 milionë euro borxhe të qytetarëve dhe të shlyhen.
Nga LSDM thonë se ky ligj është zgjidhje e problemit me lëndët e vjetra gjyqësore dhe përmbaruese të cilat ishin transferuar tek përmbaruesit dhe noterët në vitin 2011, si dhe lëndët e dhëna për pagesë të borxheve para përmbaruesve përfundimisht me 31.12.2017.
“Me këtë masë tërësisht shlyhen normat e interesit të borxheve dhe normat e interesit të shpenzimeve në procedurat që i kanë qytetarët ndaj ndërmarrjeve publike, të themeluara nga komunat dhe shteti. Mbi 10 milionë euro borxhe të mijëra familjeve, kreditorët në pronësi shtetërore apo publike janë të detyruar t’i shlyejnë në afat prej 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji”, thonë nga LSDM.
Ata shtojnë se ky ligj siguron edhe riprogramim të borxheve të vjetra, përkatësisht qytetarëve u mundësohet, varësisht nga vlera e tyre, t’i paguajnë ato në këste.
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...