Ish-kryeministri Ramush Haradinaj po vazhdon të qëndrojë në Amerikë, pasi kishte marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit, e nga atje është shprehur i lumtur për vrasjen e udhëheqësit të Al Qaedas.
Haradinaj thotë se ky është lajm pozitiv për paqen dhe sigurinë e botës.
“Konfirmimi zyrtar nga Uashingtoni se Qassim al-Rimi, udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik është vra në sulmin ajror në Jemen, është një lajm i mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka përsëritur qëndrimin se Kosova qëndron në krah të SHBA-ve në këtë luftë kundër terrorizmit.
“Kosova, me nder dhe përkushtim, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore”, shtoi Haradinaj.
Ndryshe, komandanti i organizatës famëkeqe Al Qaeda, Qassim al-Rimi, u vra sot nga një operacion i ushtrisë amerikane.
Banorët e Koliqit në protestë, shkak mungesa e rrymës
“Duan apo s’duan”: Kurti, fitues në Kosovë dhe partner i vës...
Zarfi arrin në shtëpi, çka po ndodh?
Prishtina e nis me fitore fazën përgatitore, shkëlqen transf...
Bajrami kërkon rinumërim të votave në gjithë Kosovën dhe vep...
“Zarfi i zi në shtëpi”/ Kiara Tito surprizohet për ditëlindj...