“Përvoja kroate mund t’i shërbejë popullit dhe institucioneve të Kosovës, për ta realizuar më shpejtë aspiratën e tij për integrim”, tha kryekuvendarja Osmani.
Edhe ambasadroja Danijela Barišić shprehu gatishmërinë e vendit të saj që ta thellojë edhe më tej bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës dhe institucionet e tjera, për ta lehtësuar integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Sipas saj, për Presidencën e Kroacisë është shumë i rëndësishëm zhvillimi i politikave që prekin regjionin.

Ajo e siguroi znj. Osmani se vendi i saj do ta ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në të gjitha aspektet, përfshirë edhe procesin e përafrimit me Bashkimin Europian, si dhe të integrimit në të./arbresh.info/
Pashkë në hije lufte/ Papa Leoni XIV: Të mos paralizohemi ng...
Vuçiq: Është gjetur eksploziv pranë infrastrukturës së gazit...
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga ...
A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?
Ulja e akcizës me 20% për naftën, Rama: Do mbetet në fuqi de...
Marca e quan Muriqin magnet për topin dhe makth për Real Mad...